Rasti “Almiri”, avokati Alispahiç: S’ka asnjë përgjigje për ndërrimin e ndihmës gjykatësit

Maqedonia

Rasti “Almiri”, avokati Alispahiç: S’ka asnjë përgjigje për ndërrimin e ndihmës gjykatësit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:14
Rasti “Almir Aliu”

Gjykata e Kumanovës ende nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën e palës mbrojtëse në rastin “Almir Aliu” për ndërrimin e ndihmës gjykatësit të lëndës pasi që dyshojnë se për shkak të përkatësisë së tij etnike me të akuzuarin Boban Iliq, do të jetë i anshëm gjatë procesit gjyqësor.

“Ende nuk kemi kurrfarë përgjigje, siç duket taktizojnë. Është dashur të vendosin shpejtë, por nuk kanë vendosur. Nëse deri në seancën e radhës, që është më 2 prill nuk do të vendosin, atëherë do të kërkojmë që të ndërrohet e tërë gjykata, gjegjësisht gjykimi të bëhet në ndonjë gjykatë të ndonjë qyteti tjetër”, thotë për Portalb.mk, avokati i palës mbrojtëse, Asmir Alispahiç

Mbrojtja kërkon që të ndërrohet ndihmës gjykatësi, Lubomir Gjorçeviq, pasi që i njëjti ka përkatësi të njëjtë etnike me të akuzuarin Iliq, gjegjësisht të dy janë serbë. Ata kërkojnë që i njëjti të jetë shqiptar dhe sipas tyre, vetëm ashtu do të munden të besojmë në një vendim të rregullt.

Ndryshe, procesi gjyqësor për rastin “Almir Aliu” është u kthye në rigjykim kthyer në rigjykim për shkak të parregullsive gjatë gjykimit të parë. Sikur gjatë gjykimit të parë, gjykatëse e lëndës është Maja Denkovska, ndërkaq prokurore Suzana Kusigerska. Seanca e radhës do të vazhdojë më 2 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat