Sot rikthehen reshjet e shiut dhe borës në Maqedoni

Maqedonia

Sot rikthehen reshjet e shiut dhe borës në Maqedoni

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:09
Ilustrim

Gjatë natës së sotme dhe nesër temperaturat do të bien në mënyrë drastike, për 10 deri 15 gradë celsius.

Gjatë natës së sotme pritet të ketë reshje të shiut në tërë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Në vend gjithashtu do të fryjë një erë e fortë lokale, me shpejtësi deri në 90 km/h.

Moti do të përkeqësohet edhe në vendet e rajonit si në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë ku pritet që sot dhe nesër të goditen nga era Oranski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat