Neurokirurgu Mitre Milloshevski është kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit

Maqedonia

Neurokirurgu Mitre Milloshevski është kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:09
Vllatko Gjorçev

Neurokirurgu nga Spitali Shën Erazmo në Ohër është kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit, informoi sot deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev  në pres konferencë.

Ai tha se mbrëm kryesia qendrore e partisë kanë zgjedhur kandidatët për kryetar në komunat Ohër dhe Novo Sellë. 

"Për Ohrin kandidat i VMRO-DPMNE-së është d-r Mitre Milloshevski, neurokirurg, prind i dy fëmijëve, i punësuar në spitalin Shën Erazmo në Ohër, person të cilin e njohin gjithë qyteti dhe është i përgatitur të jetë kryetarë i të gjithë qytetarëve. Mitre Milloshevski është kandidat i shkëlqyer, ia propozojmë qytetarëve të Ohrit, dhe gjatë 40 ditëve të ardhshme, nuk do të ketë derë, nuk do të ketë vendbanim, nuk do të ketë lagje, fshat, rrugicë që nuk do ta viziton kandidati", tha Gjorçev. 

Për kryetar të Novo Sellës kjo parti ka nominuar Nikollço Stoillkov, magjistër dhe i punësuar në Doganat e Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat