Konferencë ndërkombëtare për shërbime hidrometeorologjike nga Ballkani Perëndimor

Maqedonia

Konferencë ndërkombëtare për shërbime hidrometeorologjike nga Ballkani Perëndimor

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:13
Shkupi

Në Shkup sot fillon konferenca dyditore ndërkombëtare “EUMETSAT ditë informative për shërbime hidrometeorologjike nga Ballkani Perëndimor”, në të cilin pritet të marrin pjesë përfaqësues të Organizatës meteorologjike dhe nga shërbimet hidrometeorologjike nga rajoni.

Konferencën e organizojnë Organizata evropiane për eksploatim të satelitëve meteorologjikë (EUMETSAT) dhe Drejtoria për punë hidrometeorologjike e Republikës së Maqedonisë. Qëllimi është që të njoftohen të pranishmit me programin satelitor të EUMETSAT dhe mundësinë për shfrytëzim të të dhënave satelitore meteorologjike nga ane shërbimeve nacionale meteorologjike.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim i ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, drejtorit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike Ivica Todorovski, drejtori i EUMTSAT, Livio Mastrodi dhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore Meteorologjike, Toshijuki Kurino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat