Reagojnë edhe ish-ushtarët e UÇK-së - Brigada 113 Ismet Jashari: “Jemi kundër shuarjes së Marrëveshjes së Ohrit”

Maqedonia

Reagojnë edhe ish-ushtarët e UÇK-së - Brigada 113 Ismet Jashari: “Jemi kundër shuarjes së Marrëveshjes së Ohrit”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:02
Brigada 113 Ismet Jashari

Ish ushtarët e UÇK-së, respektivisht Brigada 113 Ismet Jashari, janë prononcuar se janë kundër iniciativës parlamentare për ndryshimin e Ligjit për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe shëndrimin e Sekretariatiti për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri. 

“ Kërkojmë që kjo iniciativë të tërhiqet nga rendi i ditës, për të mos u diskutuar më!  Ne kemi luftuar dhe sakrifikuar më të vlefshmen tonën për krijimin e këtij institucioni që ka patur për qëllim përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.  Marrëveshja e Ohrit nuk është tërësisht e zbatuar. Kemi informata të cilat janë edhe publike, që në shumicën e institucionve nuk është arritur 20%-shi i përfaqësimit të shqiptarëve, e sidomos përfaqësimi i shqiptarëve në pozita udhëheqëse.” – thuan ata. 

Njëherit ish-ushtarët shtojnë se duhet të merret iniciative urgjente për zgjidhjen çështjes së ushatarëve të UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat