Nga fillimi i vitit janë djegur 40 kontejnerë të “Higjienës Komunale”-Shkup

Maqedonia

Nga fillimi i vitit janë djegur 40 kontejnerë të “Higjienës Komunale”-Shkup

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:06
Digjen kontenjer të ndërmarrjes publike “Higjena Komunale”

Nga Ndërmarrja Publike “Higjena Komunale” Shkup njoftojnë se gjatë muajve janar dhe shkurt 2019, nga ana e personave të panjohur janë djegur 40 kontejner të kësaj ndërmarrje.

“Janë shkatërruar gjithsej 40 kontejner të dedikuar për mbledhjen e mbeturinave komunale gjatë muajve të kaluar. Përveç dëmit financiar që iu është shkaktuar NP “Higjiena Komunale”-Shkup, ky incident sjell edhe probleme tjera gjatë mbledhjes së mbeturinave komunale në qytet”, deklarojnë nga NP “Higjiena Komunale”-Shkup.

Nga atje bëjnë thirrje që të ndalohet me dëmtimin e pajisjeve të NP “Higjiena Komunale”-Shkup, që ekipet e tyre të mund të kryejnë punët në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat