Departamenti i Shtetit: Masat e paraburgimit në Maqedoninë e Veriut shënojnë rënie

Maqedonia

Departamenti i Shtetit: Masat e paraburgimit në Maqedoninë e Veriut shënojnë rënie

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:06
Departamenti i Shtetit të SHBA-ve

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, në raportin e fundit për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut për vitin 2018, thuhet se gjykatat kanë vendosur në mënyrë të përsëritur masat e tjera parandaluese, kur pritej që të caktohej masa e paraburgimit për të dyshuarit dhe të akuzuarit.

“Në shumicën e rasteve, gjykatat janë në pajtim me ligjet dhe procedurat e paraburgimit. Këtë vit, numri i urdhrave për paraburgim ka rënë në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara. Në shumicën e rasteve, me kërkesë edhe të Prokurorisë Publike dhe të Prokurorisë Speciale Publike, gjykata vendosi masa parandaluese në vend të masës së paraburgimit për të dyshuarit”, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit.

Qëndrimi në lidhje me proceset gjyqësore në përgjithësi është pozitive dhe se gjyqësori në pjesën më të madhe respekton gjykimin e drejtë dhe korrektë.

Në raport thuhet se, Qeveria ka bërë progres edhe në respektimin e lirive të mediave dhe shprehjes, por se ka ende problem në pavarësinë e mediave, dhunës dhe frikës së gazetarëve.

“Ka disa raporte ku thuhet se Qeveria i ka detyruar gazetarët për vetë censurë. Komisioni Evropian, në raportin e 17 prillit, vëren se nuk ka përparim në mbrojtjen e kushteve të punës të gazetarëve, si rezultat i asaj që ende praktikojnë vetë censurë”, thonë nga Departamenti i Shtetit.

Në raportin e Departamentit të shteti për burgjet e Maqedonisë thuhet se ato ende përballen me mungesë të financave, ndërsa ka edhe mungesë të trajnimit të oficerëve policor dhe korrupsionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat