Gjykatësit Vangelovski, Zafirovska, Laliçiq dhe Kosotva evidentohen në raportin e Departamentit Amerikan

Maqedonia

Gjykatësit Vangelovski, Zafirovska, Laliçiq dhe Kosotva evidentohen në raportin e Departamentit Amerikan

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:48
Gjykata Supreme

Në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për të drejtat e njeriut për vitin 2018, midis tjerave është drejtuar edhe një raport për PSP-në për katër gjykatës të cilët kanë lejuar që politika të zë vendin e saj në gjykatë.

Në raport janë përmendur edhe emri i Kryetarit të Gjyqit Suprem, Jovo Vangellovski, ish-anëtarja e Këshillit të Gjykatësve, Aleksandra Zafirovska, gjykatësja Safije Laliçiq nga Gjykata Penale, Svetlana Kostova nga Gjykata e Lartë Administrative, si dhe ish-kryetari i gjykatës Penale, Vladimir Pançevski.

Në raport të DASH-it citohen pjesë të raportit për këto gjykatës të dorëzuar paraprakisht nga PSP-ja ku shkruan: “Më 14 shtator, zyra e prokurorit special ka dorëzuar raport për gjykatësit për përgjim të paligjshëm nga viti 2008-2015”, gjithashtu përmendet edhe raporti për ndarje të lëndëve sipas sistemit AKMIS, gjatë kohës derisa gjykata Penale udhëhiqeshte nga gjykatësi Vladimir Pançevski.

Në raport theksohet se midis viteve 2011-2015, katër gjykatës kanë qenë të involvuar në “rrënim flagrant të integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe keqpërdorim”.

“Kryetari i gjyqit Suprem, Jovo Vangelovski, ka ndarë informata kyqe për raste aktive me politikanët dhe funksionarët për gjykimet”.

“Ish Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, është konsultuar me përfaqësues të lartë qeveritar për zgjedhje të gjykatësve “lojal” dhe se gjykatësja e Penales, Sofija Laliçiq, ka ndjekur urdhërat e DSK-së dhe seriozisht e ka thyer kodeksin etik të gjykatësve, derisa gjykatësja administrative, Svetlana Kostova, njëkohësisht ka punuar edhe si gjykatëse dhe ka qenë e punësuar në DSK” shkruhet në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat