Përgjimet e paligjshme janë kryer edhe në banesa private, jo vetëm brenda DSK-së

Maqedonia

Përgjimet e paligjshme janë kryer edhe në banesa private, jo vetëm brenda DSK-së

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:42
Goran Grujevskit

Përgjimet e paligjshme janë transkriptuar nga kompjuterë që kanë qenë jashtë hapësirave të DSK-së. Më saktësisht, me kërkesë të Goran Grujevskit, një kompjuter ka qenë i vendosur në një banesë private në ndërtesën afër Hekurudhës.

Ky detal interesant në seancën e sotme për rastin “Target-Fortesa” e ka zbuluar Zvonko Kostovski, i cili së bashku me Gjorgji Lazarevskin e kanë zbuluar aferën e përgjimeve të paligjshme.

Në ndërtesën afëer Hekurudhës, të vendosur në njërën nga banesat, e njohur si “Parlamentarka” ka pasur kompjuter i cili ishte i lidhur me kompjuter të DSK-së. Kjo është bërë me kërkesë të Goran Grujevskit, për të mos patur nevojë i punësuari Nikolçe Nikolov që të vizitojë hapsirat për ti marrë materialet prej brenda DSK-së, për të mos krijuar dyshime nga të punësuarit e tjerë, ka thënë dëshmitari Kostovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat