Dhuna në Kuvendin maqedonas, të akuzuarit dënohen me 211 vjet burg

Maqedonia

Dhuna në Kuvendin maqedonas, të akuzuarit dënohen me 211 vjet burg

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:27
Dhuna në Kuvendin maqedonas, të akuzuarit dënohen me 211 vjet burg

Në Gjykatën Penale në Shkup sot u dha gjykimi për 17 persona që kishin mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.

Të akuzuarve për rastin e 27 prillit iu shqiptuan gjithsejtë 211 vjet burg. Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqiptua Mitko Çavkovit derisa më i ulëti 7 vjet dhe iu shqiptua Abdulfeta Halimit.

Rastin e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte Vilma Ruskovska.

Lista e plotë e të dënuarve:

Mitko Çavkov, 18 vjet burg

Dushko Lazarov, 15 vjet burg

Goran Gjoshevski-Levi, 15 vjet burg

Mitko Peshov, 15 vjet burg

Oliver Popovski, 13 vjet burg

Munir Pepiq, 15 vjet burg

Abdulfeta Alimi, 7 vjet burg

Oliver Radullov, 10 vjet burg

Jane Çento, 15 vjet burg

Igor Jug, 12 vjet burg

Aleksandar Vasilevski-Ninxha, 8 vjet burg

Nikolla Mitrevski-Kolo, 15 vjet burg

Mlladen Dodevski, 12 vjet burg

Gorançe Angelovski, 12 vjet burg

Vllatko Trajkovski, 15 vjet burg

Uillijam Mihajlovski, 14 vjet burg

Igor Durlovski, obligohet me paraqitje

Të dënuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë  të sulmit  në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat