Prokurorja Trajçeva: Drejtësia është përmbushur me dënimet për të akuzuarit për 27 prillin

Maqedonia

Prokurorja Trajçeva: Drejtësia është përmbushur me dënimet për të akuzuarit për 27 prillin

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:38
Drejtësia

Prokurorja e Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin Ivana Trajçeva, pas shqiptimit të aktgjykimit për ngjarjet e 27 prillit deklaroi se drejtësia është përmbushur.

Ajo tha se pasi ta marrin vendimin në formë të shkruar do të vendosin nëse do të dorëzojnë ankesë.

“Drejtësia është përmbushur duke pasur parasysh se vetëm njëri nga të akuzuarit është liruar. Prokuroria mbetet në akuzën e njëjtë, që do të thotë se mendojë se të akuzuarit e kanë kryer veprën. Mbetet të marrim me shkrim aktgjykimin dhe më pas do të vendosim nëse do të dorëzojmë ankesë”, tha Trajçeva.

E pyetur për lartësinë e dënimeve, ajo sërish përsëriti qëndrimin se do të presin që vendimin ta marrin në formë të shkruar dhe më pas do të vendosin nëse do të dorëzojnë ankesë.

Ndërsa në lidhje me hetimet për të dyshuarit për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, prokurorja tha se nuk dëshiron të jep informacione me qëllim që të mos i dëmtojë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat