Gruevski nga Hungaria kërkon t’i hiqet paraburgimi në Maqedoni

Maqedonia

Gruevski nga Hungaria kërkon t’i hiqet paraburgimi në Maqedoni

Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:05
Nikolla Gruevski

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të fundit ka dërguar ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup që t’i hiqet paraburgimi për lëndët e PSP-së.

Kjo u dëshmua edhe në raportin gjashtë mujore të Prokurorisë Speciale Publike. Në raport shkruan se Gruevski nëpërmjet avokatëve të tij është ankuar t’i hiqet paraburgimi te lëndët “Trajektorja”, “T.N.T”, “Dhuna në komunën Qendër” dhe “Talir”.

Për ish kryeministrin tani për tani ka vetëm një vendim edhe atë për rastin “Tanku”, ku u dënua me dy vite burg.

Gruevski në nëntor të vitit të kaluar u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe menjëherë fitoi azil politik në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat