Delegacioni qeveritar në Bruksel, takime me Hanin, Mogerinin dhe Stoltenbergun

Maqedonia

Delegacioni qeveritar në Bruksel, takime me Hanin, Mogerinin dhe Stoltenbergun

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:01
Jens Stoltenberg, Federika Mogerini dhe Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për çëshjte evropiane, Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, të marten do të qëndrojnë në vizitë në Bruksel, në Zyrat e BE-së dhe NATO-s.  Kështu kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate shërbimet e Qeverisë. Në komunikatë thuhet se në korniza të dialogut politik me BE-në, do të mbahet Këshilli për Stabilizim dhe Asocim, i 15-ti me rradhë mes Republikës së Maqedonisë seë Veriut dhe BE-së, në të cilin do të udhëheq kryeministri Zaev së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federika Mogerini. Ndërkaq në selinë e NATO-s është paraparë takim bilateral me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas paralajmërimeve, në Këshillin e Bashkimit Evropian, do të mbahet konferencë  për media e Kryeministrit Zaev, përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, si dhe eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, ndërsa në selinë e NATO-s është paraparë konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga ana tjetër, poashtu nëpërmjet një komunikate nga kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, kanë njoftuar se zëvendëskryeministri Osmani së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër do të qëndrojnë në Bruksel, ku do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Katrugalos dhe Maleshkanu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat