19 aksidente gjatë fundjavës në Shkup, 10 persona të lënduar

Maqedonia

19 aksidente gjatë fundjavës në Shkup, 10 persona të lënduar

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:30
Foto Aksidenti

Dhjetë persona kanë marrë lëndimet të lehta trupore në dhjetë nga 19 gjithsej aksidente në komunikacion që ndodhën gjatë fundjavës në rrethinë e Shkupit. Në dhjetë aksidente janë regjistruara edhe dëme materiale.

Sipas të dhënave të MPB-së, policia ka ç’kyçur nga komunikacioni 114 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar, tre për shkak se kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 58 për shkak se nuk kanë pasur patentë shoferi dhe gjashtë si fillestarë.

Policia nga komunikacioni ka ç’kyçur edhe shtatë vetura për shkak se nuk kanë qenë në rregull teknikisht dhe 42 vetura të paregjistruara.

Policia gjithashtu ka dënuar 163 vetura për shkak të parkimit të tyre në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 153 vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat