Maqedoni, dy motoçiklistë humbin jetën nga aksidentet në komunikacion - Bota Sot
Maqedoni, dy motoçiklistë humbin jetën nga aksidentet në komunikacion

Maqedonia

Maqedoni, dy motoçiklistë humbin jetën nga aksidentet në komunikacion

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:02

Një njëzetenjëvjeçar nga Gostivari ka humbur jetën në aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje në rrugën rajonale në mes Gostivarit dhe Vrutokut.

Aksidenti ka ndodhur kur në veturë e markës “Audi” e drejtuar nga M:Z. (32) nga Gostivari është përplasur me një motoçikletë të markës “Kavasaki” e drejtuar nga Z.Z. (21) nga Gostivari.

Nga lëndimet e rënda trupore në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë motoçiklisti. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ana e prokurorit publik.

Në një aksident të ngjashëm dje ka humbur jetën edhe një motoçiklistë 30-vjeçar nga Shkupi. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gradsko-Veles në afërsi të vendi të quajtur “Usek”, ku motoçiklisti ka goditur një furgon të markës “Mercedes Sprinter”.

Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë motoçiklisti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...