Zaevi në Bruksel, takime me Hahn dhe Mogherini - Bota Sot
Zaevi në Bruksel, takime me Hahn dhe Mogherini

Maqedonia

Zaevi në Bruksel, takime me Hahn dhe Mogherini

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:49
Zoran Zaev dhe Federica Mogherini

Në Bruksel, delegacioni i drejtuar nga kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, takoi përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini ku u tha se vendi ka arsye të mëdha që të shpresojë për sinjal pozitiv nga të gjithë institucionet evropiane në periudhën e ardhshme.

Mogherini ka inkurajuar kryeministrin të përmbushen edhe masat e mbetura nga plani për reforma, deri në qershor të këtij viti. Sa i takon procesit zgjedhor, palët kanë theksuar se presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje dhe në proceset reformuese.

Kryeministri Zaev do të drejtojë Këshillin e stabilizim-asociimit për Maqedoninë e Veriut kurse më vonë gjatë ditës do të takojë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...