Aleanca për Shqiptarët pyet Zaevin: Ata që zgjidhnin prokurorë “defteri i Mijallkovit” a mund të vendosin për fatin e PSP-së?

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët pyet Zaevin: Ata që zgjidhnin prokurorë “defteri i Mijallkovit” a mund të vendosin për fatin e PSP-së?

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:22
Aleanca për Shqiptarët

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët thotë se “në momentin kur i gjithë opinioni po pret funksionimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e drejtësisë, nga ato shkëndija shpresë që dikur i dha Prokuroria Publike Speciale, sot kjo Prokurori Speciale po bëhet lëndë e protagonistëve të ashtuquajtura ‘bomba'”.

“Bisedimet e fshehta mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit  të OBRM-PDUIM-ssë Hristijan Mickovksi, për fatin e PSP, duke përjashtuar opozitën shqiptare për krijimin e një konsensusi politik me të gjerë, lë për të dëshiruar se Maqedonia e Veriut vazhdon edhe më tej të promovoj diskursin etnocentrik dhe përjashtues”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga ASh-ja pyesin se çfarë legjitimiteti ka BDI që nëpërmjet Blerim Bexhetin, i cili së bashku me Musa Xhaferin zbatonin e urdhrat e Sasho Mijallkovit për të emëruar prokuror dhe gjykatës.

“A thua vallë tani nëpërmjet kornizës ligjore, do ta bëjnë PSP një Gjykatë partiake speciale që do ti amnistoj të akuzuarit dhe te dyshuarit e BDI dhe OBRM-PDUKM të cilët janë pjesë e lëndëve të PSP?”, pyesin nga ASh duke i bërë thirrje kryeministrit Zaev që të ndalojë me, siç e quajnë ato, lojërat e tij me drejtësisë sidomos me PSP-në.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev që të krijojë konsensus të gjerë politik për të krijuar mjedis politike për të siguruar perspektivë dhe pavarësi të plotë PSP-së, dhe më pas të krijon grupe ekspertësh apartiak që do të hartonin Propozim-ligjin për PSP-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat