Maqedoni, pritet që deputetët deri në fund të marsit të votojnë për reformat sociale

Maqedonia

Maqedoni, pritet që deputetët deri në fund të marsit të votojnë për reformat sociale

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:48
Kuvendi

Diskutim publik për propozim-ligjin për mbrojtjen sociale sot do të mbahet në Kuvend, ku do të merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Propozim-ligji për mbrojtjen sociale është një nga tre ligjet rregullativ të reformës sociale, me të cilat transformohet shoqëria dhe mënyra në të cilën shteti kujdeset për kategoritë e prekshme, por pritet të vendoset edhe ndarje e drejtë e mjeteve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila përgatiti reformën sociale, pret që deputetët në të ardhmen e afërt të miratojnë ligje që mundësojnë reforma sociale dhe që pritet të sigurojnë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Sipas vlerësimeve të MPPS-së, me reformën sociale 400 mijë qytetarë do të tërhiqen mbi vijën e varfërisë, por për çdo fëmijë do të ofrohen mundësi të barabarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat