Dilema rreth përdorimit të veturave të ndihmës së shpejtë

Maqedonia

Dilema rreth përdorimit të veturave të ndihmës së shpejtë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:03
Venko Filipçe

Nuk dihet nëse 8 veturat e dhuruara nga Ministria e Bujqësisë për Ndihmën e Shpejtë do të mund të përdoren për t’ju dhënë ndihmën e parë pacientëve, apo do të shërbejnë vetëm si vetura transportuese për pacientët. Ministri i Shëndetësisë tha se pavarësisht se makinat kanë të kaluara pak kilometra, sektori për pajisje gjatë periudhës që vjen do të bëj vlerësimin se për cilin qëllim do të mund të përdoren këto vetura. Nuk dihet se sa do të kushtojë përshtatja dhe rregullimi teknik i tyre dhe a do të arrijnë që të njejtat të mund të shfrytëzohen për shërbime të ndihmës së parë.

Këtë gjë e analizon sektori për pajisje pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ata ishin furgonë të cilat nuk janë shfrytëzuar nga ministria e Bujqësisë, ato janë marrë për tu shfrytëzuar si një formë e zyrave mobile, na është thënë se makinat janë në gjendje të mirë dhe duhet përmes procedurave të caktuara të rregullohen që të shfrytëzohen ose për transport ose për Ndihmë të Shpejtë- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Për furnizimin e 12 makinave të ndihmës së shpejtë të cilat pritet të arrijnë në shërbimet emergjente në fund të muajit mars, u ndanë 36 milion denarë. Veturat kanë kushtuar 12 milion denarë, ndërkaq 15 milion denarë të tjera nuk dihet se për çfarë do të shfrytëzohen. Gjashtë prej tyre do të ndalen në kryeqytet ndërsa gjashtë vetura tjera do të shpërndahen nëpër qytetet e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat