Papas: Me kalimin kohës do të qetësohen gjithë ata që ishin kundër Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Papas: Me kalimin kohës do të qetësohen gjithë ata që ishin kundër Marrëveshjes së Prespës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:29
Nikos Papas

Ambiciet tona  janë që të bindim madje edhe ata që nuk pajtohen me ne se Marrëveshja e Prespës është në dobi edhe të jetës së tyre të përditshme dhe të interesave kombëtare, tha ministri për Politikë Digjitale dhe Telekomunikacione të Greqisë Nikos Papas në intervistën për radion greke “Sto Kokino”.

Papas është  për vizitë në pjesën veriore të Greqisë ku me këtë rast kanë qenë të grumbulluar një grup prej rreth qindra vetësh të cilët kanë dashur që të shprehin pakënaqësinë e tyre nga Marrëveshja e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës tashmë është ratifikuar, kjo është realitet dhe populli në pjesën veriore të vendit pret që të shohë përfitimet e duhura që do të dalin nga implementimi. Siç kalon koha, do të qetsohen gjithë ata që ishin  kundër kësaj marrëveshje”, komenton Papas për radion greke dhe sqaron se grupi që është grumbulluar ka qenë prej 10 personash.

Gjatë vizitës së Kilkis (Kukush), ministri i Politikës Digjitale dhe Telekomunikacioneve theksoi se Me Marrëveshjen e Prespës rajoni ka marrë mundësi të reja dhe fillon një periudhë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat