Vajza që ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Llaskarcë, viktima më e re në moshë - Bota Sot
Vajza që ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Llaskarcë, viktima më e re në moshë

Maqedonia

Vajza që ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Llaskarcë, viktima më e re në moshë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:51
Foto: Aksidenti

Vajza që ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e aksidentit në Llaskarcë, e ka tronditur Maqedoninë, pasi që pas trajtimit disa javor ka ndërruar jetë 19 vjeçarja e cila ishte lënduar rëndë, të cilës paraprakisht mjekët ishin detyruar ti amputonin këmbën.

Mjekët për më shumë se një muaj e kanë trajtuar vazhdimisht vajzën e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore, mirëpo pavarësisht gjithave e njëjta nuk arriti ti mbijetojë plagëve, ajo së bashku me një bashkëmoshatarë 19 vjeçarë, janë viktimat më të reja në moshë të aksidentit në Llaskarcë.

Fatkeqësia me autobusin kishte ndodhur pasditen e 13 shkurtit, kur autobusi është rrokullisur dhe ka përfunduar në humnerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...