Dënohen me 6 dhe 9 vjet burg shtetasit e Maqedonisë për pjesëmarrje në luftërat e huaja

Maqedonia

Dënohen me 6 dhe 9 vjet burg shtetasit e Maqedonisë për pjesëmarrje në luftërat e huaja

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:56
Luftërat e huaja

Gjykata Penale në Shkup i ka dënuar me gjashtë vjet burg gjashtë shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë qenë në formacionet paraushtarake të ISIS-it, ndërsa njërit nga të akuzuarit është dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “organizimi të terrorizmit”.

Bëhet fjalë për E.O., A.Xh., O.Zh., B.F., S.R., I.Sh. dhe A.M. të cilët në seancën e kaluar e pranuan fajin të cilët ishin të akuzuar për “pjesëmarrje në luftë të huaj, formacione paraushtarake dhe organizim të terrorizmit”.

Prokurori Naum Panovski pas aktgjykimit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit për shkak të rrezikut për arratisje.

Ndërsa avokati mbrojtës i të akuzuarve kërkuar që masa e paraburgimit të ndryshohet me ndonjë masa tjera, gjegjësisht arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat