KSHZ-ja verifikon kandidaturat e Pendarovskit, Rekës dhe Siljanovskës

Maqedonia

KSHZ-ja verifikon kandidaturat e Pendarovskit, Rekës dhe Siljanovskës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:52
Zgjedhjet

Duke filluar që nesër, kandidatët për president do të duhet të përmbahen nga vrulli për të promovuar veten për zgjedhjet presidenciale, qoftë në paraqitjet publike, qoftë në rrjetet sociale. Kjo pasi, sipas Kodit Zgjedhor në momentin kur KSHZ verifikon kandidaturat e tyre, çdo veprim i lidhur me zgjedhjet do të konsiderohet si fushatë, ndërkohë që fushata parazgjedhore zyrtarisht fillon më datë 1 prill.

Në bazë të Kodit Zgjedhorë deri më 1 prill, kandidatët do të duhet të përmbahen në paraqitjet e tyre publike, deklarata, sepse të gjitha këto veprime do të konsiderohen si fushatë – deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Në seancën e sotme KSHZ-ja do të bëjë verifikimin e kandidaturave, atë të Pendarovskit dhe Siljanovskës, të cilat sot i dorëzuan shefat e shtabeve zgjedhore të këtyre dy partive dhe të Blerim Rekës të dorëzuar dy ditë më parë.

I pyetur nëse kandidaturën e Siljanovskes e kanë dorëzuar nën emrin Republika e Maqedonisë apo e Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë edhe pse formulari i vënë në dispozicion nga ana e KSHZ në krye mban emrin e ri. Ai shtoi se në raundin e dytë pret mbështetjen e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Dorëzuam nën emrin VMRO-DPMNE, si dorëzues dhe kuptohet si Gordana Siljanovska Davkova. Në si VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë dhe kuptohet edhe me këtë kandidat, do të provojmë në të gjitha mënyrat që të rikthejmë identitetin – tha Vllado Misajllovsk, VMRO-DPMNE.

Misajllovski tha se do të përpiqen vazhdimisht për kthimin e identitetit, duke lënë të kuptohet se këtë do ta bëjnë edhe në kuadër të fushatës, ndërkohë që shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së dhe njëherësh sekretar gjeneral i partisë, Aleksandar Kiracovski, tha se do të realizojnë fushatë evropiane.

Unë ju siguroj se do të kemi një fushatë të qetë dhe dinjitoze, e cila do të pasqyrojë shoqërinë tonë demokratike. 02:09 ne dorëzuam atë që ka më shumë peshë, pra mbi 30 mijë nënshkrime të qytetarëve – u shpreh Aleksandar Kiracovski,LSDM.

Afati për parashtrimin e kandidaturave skadon sonte në mesnatë, ndërkohë që nesër do të hidhet shorti për renditjen e kandidatëve. Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 1 prill dhe përfundon më 19 prill në mesnatë. Më 20 prill është heshtje parazgjedhore, ndërsa më 21 prill ditë zgjedhjesh, për sa kohë që do të lind nevoja për raund të dytë i njëjti do të mbahet më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat