MPJ-ja pa përgjigje për lëshimet e përmendura nga Revizioni shtetëror

Maqedonia

MPJ-ja pa përgjigje për lëshimet e përmendura nga Revizioni shtetëror

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:16
MPJ

Ministria e punëve të Jashtme pa përgjigje për parregullsitë në punën e tyre që i konstatoi Revizioni shtetëror. Në raportin e revizionit thuhet se ata dyshojnë në objektivitetin dhe vërtetësinë e dokumenteve financiare të treguara për vitin 2017. Revizioni zbuloi se nuk është respektuar ligji për furnizime publike, ndërsa mbi 355 mijë euro të destinuara për një qëllim, janë shpenzuar për një qëllim plotësisht tjetër, pa pëlqimin e Ministrisë së financave. Gjithashtu, ambasadat nuk i kanë kthyer paratë e pashfrytëzuara apo 212 mijë euro për vitin 2017 në buxhet, edhe pse ligji e kërkon këtë. Deri në MPJ i drejtuam këto pyetje:

“Është vërejtur mosrespektimi i Ligjit për furnizime publike gjatë zbatimit të procedurave?

Mbi 355 mijë euro të miratuara për një qëllim janë shpenzuar për tjetër gjë, pa pajtimin e Ministrisë së financave. Për çfarë janë shpenzuar këto mjete?

Pse përfaqësitë diplomatike- konsullore nuk i kanë kthyer paratë e pashfrytëzuara nga viti 2017 në buxhet siç parashikon Ligji?

Revizioni konstatoi edhe lëshime tjera. Prej 57 ambasadave nëpër botë, 21 funksionojnë pa ambasador që ka rezultuar me situate që kompetencat e përfaqësive konsullore diplomatike të barten në nivel më të ulët hierarkik, gjë që bie ndesh me Ligjin e Punëve të Jashtme. Shtatëdhjetë për qind e ambasadave kanë angazhuar edhe personel lokal. I kanë paguar me para në dorë përmes arkës devizore, ndërsa për këtë janë shpenzuar rreth 940 mijë euro. Edhe pse për sot kërkuam përgjigje nga MPJ-ja lidhur me lëshimet që i vlerësoi revizioni, ata përgjigje na paralajmëruan për nesër. Revizioni ka të bëjë me vitin 2017, ndërsa si persona përgjegjës janë përmendur ministri aktual Nikolla Dimitrov dhe ish-ministri Nikolla Popovski, i cili nuk ishte i kapshëm të përgjigjet për parregullsitë për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, kur ai drejtonte MPJ-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat