Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së - Bota Sot
Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së

Maqedonia

Zaev-Hellbah: Gjermania vazhdon mbështetjen për politikat konstruktive të RMV-së

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:40
Zaev - Helbah

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me delegacionin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në përbërje të përfaqësuesit special për Evropë Jug-lindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Kristian Hellbah, ambasadori Tomas Osovski, përfaqësues special për politikat e BE-së dhe ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih.

Kryeministri Zaev, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO i theksoi marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve me interes të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Me Marrëveshjen e Prespës treguam se me dialog të vërtetë është e mundur zgjidhja e problemeve ndërkombëtare në Ballkan. Zbatimi i Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe mbështetjen që e kemi është motivim i fuqishëm për realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i procesit të negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u bisedua për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe përkushtimi për krijimin e raporteve të mira me të gjithë fqinjët dhe u konstatua se ky është mesazh i fortë, që rajoni i Ballkanit mund të jetë bartës i paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Njëkohësisht, u konfirmua mbështetja e fortë e Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i Qeverisë për politikat konstruktive, nëpërmjet të cilave zgjidhen çështjet e rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve të saj.

U konstatua se hapja e negociatave me BE-në, gjegjësisht sjellja e vendimit pozitiv të Këshillit të ministrave të BE-së në qershor, bazuar në arritjet dhe meritat e deritanishme do të jetë motivim shtesë për të vazhduar në këtë drejtim dhe intensifikim shtesë i reformave, që siç u konkludua është i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor, para së gjithash nga aspekti i sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...