Karaxhovski thotë se se në Prokurori ka qenë për shkak të detyrimeve zyrtare

Maqedonia

Karaxhovski thotë se se në Prokurori ka qenë për shkak të detyrimeve zyrtare

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:02
Zoran Karaxhovski

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski, sot ka dëshmuar para Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa deklaroi se ka pasur detyrime zyrtare dhe nuk mund të tregojë se çfarë.

I pyetur pse është thirrur në Prokurori dhe nëse bëhet fjalë për ndarjen e kompensimeve, Karaxhovski tha se ka pasur detyrime në këtë godinë dhe nuk mund të tregojë se lidhur me çfarë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dhe pse nuk ka qenë e ftuar ministrja e Drejtësisë në atë seancë, u përgjigj se ministrja dikasteriale gjithmonë është e ftuar.

“Të gjithë ministrat rregullisht gjithmonë ftohen, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe me thirrje telefonike dhe porosi është thirrur personalisht nga ana ime. Asnjëherë asnjë ministër nuk ka qenë në seancë të këshillit buxhetor gjyqësor që kur jam unë kryetar i Këshillit buxhetor gjyqësor. Si anëtar i këshillit buxhetor gjyqësor ministri për dallim nga anëtarësimi në këshillin gjyqësor është me të drejtë vote”, deklaroi Karaxhovski.

Ndryshe, Karaxahovski sot për disa orë ishte në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për kompensimet e pagave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Në dhjetor të vitit 2018 anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim t’i rrisin pagat e tyre dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat