Ligji për Porkurori Publike, sot do të realizohet takimi i grupeve të punës Qeveri-VMRO - Bota Sot
Ligji për Porkurori Publike, sot do të realizohet takimi i grupeve të punës Qeveri-VMRO

Maqedonia

Ligji për Porkurori Publike, sot do të realizohet takimi i grupeve të punës Qeveri-VMRO

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:35
Zaev - Mickoski

Pasi dje grupi punues i partisë VMRO-DPMNE-së i publikoi qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike, sot të njëjtat do t’ia prezantojë dhe shtjellojë grupit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Takimi i grupeve të punës do të mbahet në ora 15:00, në Ministrinë e Drejtësisë.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

  • Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
  • PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
  • Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.

Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp ka theksuar se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së.

“Përfundimisht, për ne si Qeveri, propozim-Ligji është zgjidhja më përkatëse dhe vlerësojmë se duhet që të zbatohet pa zvarritje”, theksoi Boshnjakovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...