Spasovski: Luftë kundër trafikimit të emigrantëve

Maqedonia

Spasovski: Luftë kundër trafikimit të emigrantëve

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:30
Oliver Spasovski

 Trafikimi i emigrantëve dhe shpartallimi i grupeve të trafikimit është ulur trefish, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Spasovski informoi se është rritur numri i rasteve të zbuluara në vitin 2018 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm para disa javëve, është shpartalluar një grup i organizuar kriminel prej 20 anëtarëve.

Spasovski tha se numri i njerëzve që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut tejkalon 1 milion. Si shtet kemi përforcuar kapacitetet nga aspekti material dhe teknik me furnizimin me pajisje të re, duke përmendur marrëveshjen me FRONTEKS që shumë shpejtë duhet të firmoset- thotë Spasovski.

Unë pres që me këtë aktivitet do të vazhdojmë edhe më tej. Kishim shumë përforcime edhe në kapacitetet edhe në aspektin material dhe teknik me furnizimin e pajisjes së re, me këtë do të vazhdojmë edhe më tej dhe ta rrumbullakojmë mbrojtjen e sofistikuar të kufirit jugor. Ajo që dua ta theksoj veçanërisht është përfundimi i negociatave me FRONTEKS-in, ajo është roja kufitare bregdetare e forcave të BE-së. Unë pres që së shpejti ta nënshkruajmë marrëveshjen- tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat