Shpërthen zjarr në Manastir, komuna kërkon avionë për shuarjen e tij - Bota Sot
Shpërthen zjarr në Manastir, komuna kërkon avionë për shuarjen e tij

Maqedonia

Shpërthen zjarr në Manastir, komuna kërkon avionë për shuarjen e tij

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:25
Ilustrim

Një zjarr i madh e ka përfshirë periferinë e Pelisterit, të lokalizuar në fshatin Rotino.

Komuna e Manastir njoftoi se ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga qyteti kanë dalë në terren menjëherë, por për shkak të erës së fortë, zjarri shpejtë është zgjeruar dhe përbën rrezik që të përfshijë një pjesë të malit.

“Duke pasur parasysh faktin se ky është një vend i vështirë për ndërhyrje, përkundër angazhimit të njësive të zjarrfikësve, ndërmarrjeve publike në nivel lokal dhe shtetëror, shërbimeve përkatëse për mbrojtje, lokalizimi dhe shuarja e zjarrit është tejet i vështirë.

Shtabi i krizave për mbrojtjen dhe shpëtim në kuadër të Komunës së Manastirit mbajti një takim nën udhëheqjen e kryetares Natasha Petrovska dhe morën vendim unanim se nëse është e nevojshme të angazhohet edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët do të vepronin me mjete mekanizuese nga ajri”, thonë nga Komuna

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...