Shahpaska: Ivanov është kundër progresit, kundër shoqërisë korrekte e cila mbron nga diskriminimi

Maqedonia

Shahpaska: Ivanov është kundër progresit, kundër shoqërisë korrekte e cila mbron nga diskriminimi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:16
Jagoda Shahpaska

Në vijim keni press konferencën e deputetes së LSDM-së në formë integrale:

Të respektuar qytetarë, të respektuar gazetarë.

Me mosnënshkrimin e Dekreteve për ligjet reformuese, në mes të cilave Ligji për agjencinë operative teknike dhe për komunikime elektronike, Gjorge Ivanov u vërtetua si frenues i reformave dhe kundërshtar i profesionalizmit të shërbimeve të sigurisë.

Përveç këtyre ligjeve, Ivanov refuzon që ta nënshkruajë edhe Dekretin për mbrojtje nga diskriminimi. Me këtë, Ivanov vërtetohet si promotor i diskriminimit dhe kundërshtar i Komisionit Shtetëror për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Si e filloi ashtu edhe e mbaroi mandatin. Ivanovi është kundër procesit të reformave, Ivanovi është kundër konceptit të shoqërisë korrekte e cila mbron nga çfarëdo lloj diskriminimi.

Edhe në ditët e fundit të mandatit, Ivanovi mbetet   në qëndrimin e tij kundër interesave të qytetarëve të shtetit.

Nga e gjithë kjo, është mirë që mandati i Ivanovit skadon për pak kohë. Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk i nevojiten politikanë të cilët janë pjesë e matricës destructive të Nikolla Gruevskit, siç është Ivanovi, politikanë të cilët dëshirojnë shteti të kthehet prapa, në izolim dhe pasiguri.

Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zgjedhin president i cili me dinjitet do ta përfaqësojë shtetin dhe do të punojë në interes të qytetarëve.

Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së dhe koalicioni 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat