Aleanca për Shqiptarët: Ministria e Mbrojtjes nuk e respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Ministria e Mbrojtjes nuk e respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:11
Aleanca për Shqiptarët

Departamenti i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Aleancës për Shqiptarët, nëpërmjet një reagimi të dërguar në media,  reagon ashpër ndaj moszbatimit të Ligjit të gjuhëve dhe injorimit që po i bëhet gjuhës shqipe nga institucionet që dalin nga Ministria e Mbrojtjes dhe vet ministrja dhe zëvendësministri i këtij dikasteri.

“Në  konkursin e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake për krijimin e një eseje me titull ‘NATO dhe UNË’ që do t’i përkushtohej krijimit të 70-vjetorit të NATO-s dhe para anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e organizatës, Ministria injoron dhe e shkel ligjin e gjuhës shqipe duke marrë vendim se ky aktivitet dhe autorët e eseve duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Mos implementimi i ligjit dhe injorimi i gjuhës shqipe në këtë rast dëshmon se Maqedonia e Veriut vazhdon me mentalitet të vjetër dhe nuk dëshmon se me sinqeritet dëshiron të nderojë e të ju bashkohet vendeve demokratike ku përçohet barazia dhe drejtësia për të gjithë”, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

“NATO është organizatë ushtarake dhe politike internacionale ku shumë popuj, gjuhë dhe diversitete bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë. Duke pretenduar të bëhemi pjesë e kësaj organizate, Maqedonia e veriut duhet pikërisht të merr shembullin e NATO-s dhe të shndërroje diversitetin e saj gjuhësor në bashkëpunim dhe bashkëjetesë, duke respektuar ashtu edhe karakterin multietnik të armatës së saj”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat