Osmani flet për statusin e reformave dhe zhvillimeve tjera politike

Maqedonia

Osmani flet për statusin e reformave dhe zhvillimeve tjera politike

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:31
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të mbajë takim të hapur formal me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik në të cilin do të përfshihen temat: statusi i realizimit të reformave të Planit 18, cilësia dhe dinamika e tyre; përmbledhje të vizitave institucionale përgjegjëse për implementimin dhe zbatimin e reformave, veçanërisht formimin e të a.q. “trak rekord”, apo rezultateve të dukshme nga zbatimi i reformave.

Siç kumtoi SÇE, do të bisedohet edhe për pritjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, në drejtim të pritjeve nga samitet e ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian; pritjet për zgjedhjet e ardhshme, në veçanti në drejtim të procesit zgjedhor; si dhe të gjitha aktualitetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat