Rajoni i shpallë “luftë” krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

Rajoni i shpallë “luftë” krimit dhe korrupsionit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:41
Rajoni i shpallë “luftë” krimit dhe korrupsionit

Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnjë- Hercegovina, Greqia, Turqia dhe Rumania do të shkëmbejnë përvojat e tyre për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në konferencën rajonale për menaxhimin e integruar kufitar kryeministri Zoran Zaev tha se lëvizja e lirë e njerëzve dhe produkteve duhet të jetë maksimalisht efektive ndërkaq dy herë më shumë efikase duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, drogës, dhe qenieve njerëzore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet me një përkushtim të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbështet këtë konferencë. Ne jemi të gatshëm të sigurojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme logjistike dhe institucionale si kontribut tonë për të përballuar të gjitha të këqijat”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat