Partitë politike nuk zbulojnë se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore

Maqedonia

Partitë politike nuk zbulojnë se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:33
Zgjedhjet

Partitë politike nuk zbulojnë se sa do para do të ndajnë para për materiale të ndryshme siç janë stilolapsat, fletushkat dhe bartja e anëtarëve partiak në mitingje. Këto shpenzojnë sipas ligjit financohen nga partitë politike në llogari të veçantë që përdoret vetëm për aktivitete zgjedhore.

Nga VMRO-DPMNE thonë se partia deri tani ka pasur marrëveshje kornizë, ndërkaq se sa para do të shpenzohen do të dihet më 11 prill, kur duhet të përgatitet raporti financiar për paratë e shpenzuara në 10 ditët e para të fushatës.

“Financimi i kandidates Gordana Siljanovska Davkova do të bëhet sipas ligjeve. Mjetet për fushatë që shpenzohen mblidhen nga anëtarësia, donacionet, kreditë dhe huat. Numra konkret do të kemi pas 10 ditëve të fushatës, kur do të përgatisim raport për paratë e shpenzuara”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE që udhëheq me fushatën e Siljanovskës.

As nga LSDM nuk zbulojnë se sa do të kushtojë promovimi i kandidatit koncensual Stevo Pendarovski. Nga LSDM njoftojnë se LSDM për Pendarovskin planifikon të shpenzojë më pak nga limiti i parashikuar, apo 110 denarë për një votues të regjistruar. Nëse merret parasysh fakti se Lista Zgjedhore ka 1.8 milion votues, maksimumi që mund të shpenzohet është 196 milion denarë apo përafërsisht 3 milion e 200.000 euro.

Nga shtabi zgjedhor i Blerim Rekës, thonë se partitë që mbështesin Rekën nuk do të mbulojnë fushatën e tij duke thënë se kandidati do të ketë fushatë modeste që do të mbulohet nga donacionet e qytetarëve, bizneseve dhe familjarëve.

“Kemi njerëz që do të dhurojnë dhe kështu do t’i mbulojmë aktivitetet në teren. Nuk planifikojmë të shpenzojmë shumë për shkak se theksi do të jetë në takime me qytetarë në hapësirë të hapur ku kandidati Reka do të ketë fjalim me votuesit dhe do ta paraqes programin sipas modelit anglez i quajtur ‘Reka flet'”, thonë nga shtabi zgjedhor i Rekës.

Me ndryshimet e reja në ligjin zgjedhor, mbulimi mediatik i tre kandidatëve do të mbulohet nga buxheti shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat