Publikohen audio inçizimet mes kontrollorëve dhe pilotit, para rënies së aeroplanit “Cesna”

Maqedonia

Publikohen audio inçizimet mes kontrollorëve dhe pilotit, para rënies së aeroplanit “Cesna”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:17
Aeroplani “Cesna”

Mediumet bullgare kanë publikuar audio-inçizimet e dialogut që kanë pasur kontrollorët në Maqedoni dhe piloti që ka drejtuar aeroplanin “Cesna”, i cili dje u rrëzua tek “Maja e Selanikut”.

Sipas inçizimeve, babai i familjes Georgi Boshnakov ka vendosur kontakt me kontrollorët pasi ka ndjerë turbulenca derisa ka drejtuar aeroplanin.

Në një moment kontrollori e pyet Boshnakovin nëse ka vërejtur akoma turbulenca, e ai është përgjigjur se nuk ka, por ka pasur mjegulla të mëdha.

Komunikimi së pari është bërë në gjuhën angleze, ndërsa më pas në atë maqedonase. Një nga kontrollorët e ka udhëzuar pilotin për në perëndim, ndërsa më pas ka humbur edhe komunikimi mes tyre.

Më pas dëgjohet dialogu mes kontrollorëve të fluturimit:

“Mund të shkojë mbi Majën e Selanikut, nuk ka mjegulla, sigurt është pastër me bazë prej mbi 300 metra mbi maje”.

“Po, por piloti tha se ka turbulenca dhe nuk është në radar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat