Komisioni Anti-korrupsion: Opinioni t’i paraqesë të gjitha keqpërdorimet eventuale të procesit zgjedhor

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsion: Opinioni t’i paraqesë të gjitha keqpërdorimet eventuale të procesit zgjedhor

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:25
Komisioni Anti-korrupsion

Komisioni Anti-korrupsion i inkurajon qytetarët, organizatat qytetare dhe mediat t’i paraqesin të gjitha parregullsitë në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe zgjedhjeve lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

Nga komisioni rikujtojnë se në periudhën 20 ditore të fushatës deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryetarëve të komunave, nuk mund të mbahen ngjarje publike për shënimin e ndërtimeve dhe lëshimin në përdorim të objekteve të ndërtuara me para buxhetore, ujësjellës, shkolla, foshnjore. E ndaluar është të përdoren hapësirat e zyrave dhe pajisjeve si dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore për qëllime zgjedhore.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsion do të kryejë kontroll në paratë buxhetore dhe do ta ndjek financimin e fushatës zgjedhore, me nismë të vete, pas ankesës nga organizatori i fushatës zgjedhore apo ndonjë mbikëqyrës i akredituar.

Në web-faqen e Komisioni Anti-korrupsion u publikua forma e paraqitjes së paraqitjes për dyshime dhe shkelje joligjore të procesit zgjedhor që mund të mbushet secili që ka njoftime se keqpërdoren mjetet buxhetore për qëllime zgjedhore, nëse bëhen përpjekje për trysni dhe kërcënimeve ndaj votuesve, nëse fillon ndërtimi i objekteve publike, ujësjellësve, shkollave, rrugëve dhe nëse paguhen pensionet, ndihma sociale që nuk janë të rregullta sipas muajit.

Në web-faqen komisionit është publikuar regjistri i automjeteve të organeve shtetërore, të komunave dhe të ndërmarrjeve publike, me tabela të regjistrimit. Nga komisioni ju bëjnë thirrje të gjithëve të zbulojnë keqpërdorime të automjeteve për qëllime zgjedhore, ta paraqesin rastin në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat