LSDM: Siljanovska ka nënshkruar kandidaturën për President në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nuk e pranon emrin kushtetues

Maqedonia

LSDM: Siljanovska ka nënshkruar kandidaturën për President në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nuk e pranon emrin kushtetues

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:02
Gordana Siljanovska

Partia më e madhe në pushtet, LSDM përmes një komunikate me shkrim kanë akuzuar për dyftyrësi kandidatën e VMRO-DPMNE-së për Presidente të vendit, Gordana Siljanovska.

Nga kjo parti thonë se Siljanovska nuk e di se ku është, ajo është e humbur në politikat destruktive të Mickoskit.  

"Siljanovska para qytetarëve thotë se nuk e pranon dhe nuk do ta përdorë emrin kushtetues të shtetit. Por, në dokument zyrtar vërteton se ajo është nënshkruar për kandidaturë për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

Sipas tyre, është e papranueshme që një kandidat për president të manipulon me votuesit, të thotë një gjë, dhe të bën tjetër gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat