Në reagim thuhet se, në konventën e kandidatit Stevo Pendarovskit, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezantoi dhe mbështeti kandidaturën, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsullor.
“Keqpërdorimi politik i pozitës së konsull nderi i Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi”, vlerësojnë në shtabin e kandidatit Blerim Reka.
Reka do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e konsull nderi.