Rasmusen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët strategjik

Maqedonia

Rasmusen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët strategjik

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:07
Rasmusen dhe Alexis Tsipras

“Në qershor ose më së voni në fillim të vjeshtës do të duhet të bisedojmë t’i sigurojmë aspektet evropiane për vendet siç janë Maqedonia e Veriut”, ka porositur kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, pas takimit në Athinë me homologun e tij grek Alexis Tsipras dhe ka theksuar se vizita e kryeministrit grek në Shkup tregon se dy vendet kanë vizion të përbashkët strategjik.

Dy kryeministrat, përveç raporteve bilaterale, për problemin e migrimit dhe të Brexit, kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe për Marrëveshjen e Prespës.

“E shfrytëzoj këtë mundësi të falënderojë kryeministrin grek për përpjekjet e rëndësishme që të zgjidhet kontesti disavjeçar me Maqedoninë e Veriut. Çështja është zgjedhur, vendi do të hyjë në NATO. Flasim për përpjekje historike, ndërsa vizita juaj në Shkup, konfirmon se dy vendet kanë vizion strategjik të përbashkët. Kjo ka kontribuar në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Rasmusen.

Ai e ka uruar Tsiprasin për “guximin politik që e tregoi në këtë çështje” dhe është kthyer në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Alexis Tsipras në takim ka njoftuar Rasmusenin për nismat greke për bashkëpunim në veri dhe në jug.

“Bashkëpunimet trilaterale me Qipron, Izraelin, Egjiptin, Jordanin dhe Palestinën por edhe në anën tonë në veri me Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë, Marrëveshja historike e Prespës me fqiun tonë verior Maqedonia e Veriut. Në këto korniza biseduam për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat