Llavrov: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi patjetër të blejnë armë amerikane

Maqedonia

Llavrov: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi patjetër të blejnë armë amerikane

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:30
Sergej Llavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, deklaroi se Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut, pas hyrjes në NATO, do t’i rrisin kapacitetet ushtarake të Aleancës dhe se këto vende në të ardhmen do të harxhojnë para shtesë që të blejnë armë amerikane, ndërkaq ajo siç tha ai, askujt nuk do t’i pëlqejë.

Përveç asaj, ashtu siç paralajmëroi, ajo njëkohësisht do të nënkuptojë që infrastruktura ushtarake edhe më tej do to të afrohet drejt Lindjes, prej së cilës Evropa më nuk do të flejë qenë.

Ministri rus në një intervistë për “Komsomolec Moskë” është ndalur edhe për kohën kur filloi fushata për anëtarësim të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se ajo është bërë absolutisht “pa pardon”.

“Në Maqedoni organizuan referendum me shkelje më të ashpër të Kushtetutës, para se gjithashtu pasi që Kushtetuta thotë se në referendum duhet të ketë vetëm një pyetje, ndërkaq në atë rast kishte tre – nëse dëshironi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, pjesë e NATO-s dhe për atë ta ndërrojë emrin”, rikujtoi Llavrov dhe tha se kjo ishte e “neveritshme”.

Duke folur për akuzat në llogari të Rusisë se është përzier në organizimin e referendumit, Llavrov tha se ajo nuk ka qenë korrekte, pasi që Moska është përpjekur që vëmendjen ta drejtojë drejtë respektimit të Kushtetutës së Maqedonisë, në bazë të së cilës, ashtu siç theksoi, ministrat e Maqedonisë nuk kanë pasur asnjë të drejtë ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat