Prokuroria e Shkupit deri më tani ka borxh 1.5 milion denarë për hetimet në Llaskarcë

Maqedonia

Prokuroria e Shkupit deri më tani ka borxh 1.5 milion denarë për hetimet në Llaskarcë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:20
Foto Aksidenti

Prokuroria e Shkupit ka harxhuar 1.5 milion denarë për hetimin e bëra për aksidentit tragjik në Llaskarcë, ku përfshihen shpenzimet për autopsinë, raportet e ekspertëve, konfirmojnë për “Makfax” kryetari i këtij institucioni, Sasho Rajçev.

“Nuk janë llogaritur të gjithë faturat, dhe do të vinë dhe të reja, për ekzaminimet mjekësore të mjekësisë ligjore të cilat janë në rrjedh, për të mbijetuarit … “, tha Rajçev.

Kryetari i Prokurorisë së Shkupit theksoi se duhet të marrë parasysh fakti se kjo prokurori themelore publike është më e ngarkuar me lëndë dhe punë.

“Në reformat gjyqësore duhet të përmendet edhe Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, e cila mbulon 90% të krimit në vend”, tha Rajçev.

Për raportet e ekspertëve, përkthime dhe detyrime të tjera sipas Kodit të Procedurës Penale, kjo prokurori publike deri më 31 dhjetor 2018, ka borxh mbi 9 milionë denarë ose rreth 150 mijë euro. Nëse shtohen edhe shpenzimet e bëra pas 1 janarit 2019, kostoja e shpenzimeve është shumë më e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat