Siljanovska: Demokratizimi i shoqërisë, prioritet

Maqedonia

Siljanovska: Demokratizimi i shoqërisë, prioritet

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:05
Gordana Siljanovska

Dalja në këto zgjedhje është tejet e rëndësishme, që pushtetit mos i jepet mundësia të zgjedh president në Kuvend. Kështu ka deklaruar kandidatja për president Gordana Siljanovska, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja. Në komunën e Gjorçe Petrovit ajo tha se përcaktim strategjik i opozitës është NATO dhe BE, por se për anëtarësim në Union problem në negociatat do të jetë siguria dhe sundimi i së drejtës.

Tranzicioni i pashpresë dhe i pafund patjetër të përfundojë dhe ne të fillojmë me konsolidim demokratik. Konsolidim demokratik do të thotë institucione stabile, proces i vendimit brenda në Kuvend, në Qeveri dhe jo në disa trupa joformal, për shkak se ai proces është pa procedurë. Nuk është procedura presion, pazar politik, kërcënime, ndërsa me këtë, ne këto dy vite e gjysmë vazhdimisht ballafaqohemi”-theksoi Gordana Siljanovska, kandidate për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat