Stafa përpiqet që të përmirëson gjendjen e Avokaturës shtetërore, takohet me Spasovskin

Maqedonia

Stafa përpiqet që të përmirëson gjendjen e Avokaturës shtetërore, takohet me Spasovskin

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:44
Femi Stafa dhe Oliver Spasovski

Avokati i shtetit, Femi Stafa sot është takuar me zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

Në këtë takim Avokati i shtetit Femi Stafa e ka informuar Ministrin Spasovski për funksionimin e Avokaturës Shtetërorë si dhe me reformat dhe projektet aktuale të cilët realizohen në Avokaturën Shtetërore dhe që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe harmonizimin e legjislacionit të kësaj fushe me legjislacionin evropian.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në të ardhmen do të kenë bashkëpunime në fushën e drejtësisë dhe jurispodencës si dhe përkushtimin e Avokaturës shtetërore për sundimin e ligjit në vend, dhe e gjithë kjo në bashkëpunim mes dy institucioneve që drejtohen nga Stafa dhe Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat