Paraburgoset ish-truproja e Mijallkovit, Draganço Stoimenov

Maqedonia

Paraburgoset ish-truproja e Mijallkovit, Draganço Stoimenov

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:20
Draganço Stoimenov

Draganço Stoimenov, i njohur në opinion si “Daco Bellski” pas tre muajve në arratisje dje është dorëzuar tek autoritetet dhe në prani të avokatit të tij është paraqitur në Prokurorinë në Koçan.

Gjykata e Koçanit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-truprojës së Sasho Mijallkovit, me arsyetimin se mund të arratiset dhe të ndikojë tek dëshmitarët.

Stoimenov është i dyshuar se në janar në kafenenë “Aqua” në Koçan me armë zjarri ka gjuajtur dhe lënduar 33-vjeçarin Dragan Zdravev – Daç.

Pas incidentit, ndaj Stoimenovit u ngrit padi penale për veprën “tentim vrasje”.

Ndryshe, Stoimenov në opinion njihet si dëshmitari kyç në rastin “Detonatori”, në të cilin një pjesë e të akuzuarve janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa u ndryshuan 13 komandantë policorë në Maqedoninë Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat