Nikollovski: Zaev do të jep përgjegjësi për amnistinë e 27 prillit

Maqedonia

Nikollovski: Zaev do të jep përgjegjësi për amnistinë e 27 prillit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:54
Aleksandar Nikollovski

Nënkryetari i partisë më të madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski në emisionin “Jadi Burek” tha se Zoran Zaev do të jep përgjegjësi për mënyrën se si kërcënonte deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet aktakuzave për rastin e 27 prillit.

Rastin e 27 prillit, Nikollovski e cilësoi si rast i montuar ndërsa vetë fakti që janë kërcënuar deputetët, siç thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, vërteton se rasti është i montuar. 

“Nga 5 deputetë që ishin të akuzuar, dy nuk votuan për ndryshimin e Kushtetutës, kjo tregon se tetë deputetët kanë mundur të veprojnë ndryshe. Ata që votuan gjithë jetën do ta mbajnë barrën përmbi vete”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se ai ashtu si edhe të gjithë tjerët e dënojnë dhunën në Kuvend, por për kërcënimet ndaj deputetëve Zaev do të jep përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, Nikollovski tha se duhet të ketë pajtim, ndërsa vendimet gjyqësore flasin se Zaev është njeri i vogël.

“U vërtetua se Zaev është njeri i vogël që nuk arriti të ngrihej mbi veten dhe filloi me hakmarrje”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat