Thellohet bashkëpunimi me Bullgarinë për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Maqedonia

Thellohet bashkëpunimi me Bullgarinë për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:35
Sadulla Duraku në Bullgari

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtje të ujërave.

Sot në Sofje u nënshkrua marrëveshja mes ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrisë për Mjedis të Pastër dhe ujërave të Republikës së Maqedonisë në takim mes ministrave Sadulla Duraku dhe Neno Dimov.

Nga ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë se në takim janë këmbyer përvojat dhe arritjet në fushën e mjedisit jetësor dhe janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dy ministrat potencuan gatishmërinë për ta t’i përforcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe miqësore dhe të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve natyrore, si dhe në lehtësimin e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, vendet tona e vërtetojnë marrëdhënien miqësore dhe janë shembull i shkëlqyer në rajon për arritjen e një qëllimi siç është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ujërave”, theksoi ministri Sadulla Duraku në fjalimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat