Ministri i Kulturës, Ademi, realizoi takim me drejtorin e Institutit „Junus Emre“, Serhat Kulla

Maqedonia

Ministri i Kulturës, Ademi, realizoi takim me drejtorin e Institutit „Junus Emre“, Serhat Kulla

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:13
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe drejtori i Qendrës Kulturore Turke në Shkup „Junus Emre“, Serhat Kulla

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, realizoi takim pune me drejtorin e Qendrës Kulturore Turke në Shkup, Instituti „Junus Emre“, Serhat Kulla.

Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Institutit „Junus Emre“ dhe Ministrisë së Kulturës, si dhe për projektet të cilat do të realizohen gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm.

Bashkëbiseduesit rënë dakord se në periudhën e kaluar u realizuan një numër i madh ngjarjesh nëpërmjet të cilave ishte promovuar kultura dhe tradita turke para publikut të Maqedonisë përmes përmbajtjeve të ndryshme kulturore.

Gjatë takimit, drejtori i Institutit „Junus Emre“ e falënderoi ministrin Ademi për angazhimet e tij për ta finalizuar procedurën për objektin „Kurshumli An“ ku parashihet të vendoset Qendra Kulturore Turke. 

Bashkëbiseduesit u shprehën të bindur se edhe në periudhën që vjen, do të realizohen projekte të reja nëpërmjet të cilave do të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat