Zaev: Mbështesim fuqishëm iniciativën 16+1, kemi potencial të madh për avancimin e partneriteteve ekonomike dhe afariste

Maqedonia

Zaev: Mbështesim fuqishëm iniciativën 16+1, kemi potencial të madh për avancimin e partneriteteve ekonomike dhe afariste

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:01
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me një delegacion nga vendi të përbërë nga zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi morën pjesë në Samitin e 8 të kryetarëve të Qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës, në kuadër të procesit 16+1, i cili këtë vit mbahet në Dubrovnik, të Republikës së Kroacisë. Në kuadër të këtij Samiti, kryeministri Zaev mori pjesë në mbledhjen plenare në të cilën mbajtën fjalim kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, mbështet fuqishëm iniciativën 16+1. Besojmë se kemi potencial të madh për t’i avancuar partneritetet tona, por edhe për të krijuar potencial të ri ekonomik dhe afarist. Bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës, me vendet nga EQL është platformë e shkëlqyer dhe një kanal shtesë për komunikim dhe bashkëpunim të vendit tonë me RP të Kinës në shumë sektorë të ndryshëm. RMV e finalizon anëtarësimin e saj në NATO këtë vit dhe jemi të fokusuar në hapjen e bisedimeve me BE-në. Po në këtë drejtim, iniciativa 16+1 është e plotësuar me këto përpjekje”, tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Kryeministri Zaev theksoi se vendi ynë ka përfitime nga përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe me RP të Kinës dhe në këtë drejtim i përmendi dy projektet infrastrukturore, të cilat dalin si rezultat i iniciativës 16+1, që nënkupton vazhdim i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër dhe se së shpejti pritet që në mënyrë zyrtare të bëhet lëshimi i autostradës Milladinovcë – Shtip, e cila është në fazë përfundimtare të ndërtimit.

Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Zaev i uroi mirëseardhje vendit tonë fqinj, Greqisë e cila i bashkohet iniciativës dhe bëhet vendi i 17-të anëtar i procesit të bashkëpunimit të RP të Kinës me vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat