MPJ e Maqedonisë: Është arritur përparim në bisedimet në mes komiteteve të Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Është arritur përparim në bisedimet në mes komiteteve të Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:29
MPJ e Maqedonisë

Komiteti në mes Shkupit dhe Athinës në takimin e fundit ka arritur përparim rreth bisedimeve për tekstet shkollore, në ndërkohë po vazhdojnë edhe bisedimet në mes Komisionit të përbashkët të ekspertëve nga Maqedonia dhe Bullgaria.

“Një takim i komitetit të Maqedonisë dhe Greqisë i cili duhet të mënjanojë mospërputhjet në tekstet shkollore si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, që u zhvillua dy ditë më parë në Athinë, u zhvillua në një atmosferë miqësore, konstruktive dhe pozitive dhe se është arritur përparim gjatë bisedime”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në deklaratën e shkurtër nuk jepen shumë detaje. Pala greke kërkoi që të hiqej irredentizmi dhe revizionizmi nga tekstet shkollore. Një nga vërejtjet nga e pala e Maqedonisë ishte rreth Luftës Civile Greke në tekstet greke.

Sapo të përfundojë rishikimi i teksteve shkollore do të bëhet edhe ndryshimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat