Pendarovski: Nuk do të lejojmë ata që e kanë nxirë shtetin, të kthehen përsëri

Maqedonia

Pendarovski: Nuk do të lejojmë ata që e kanë nxirë shtetin, të kthehen përsëri

Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:44
Stevo Pendarovski

Kandidati për president i mbështetur nga partitë në pushtet Stevo Pendarovski, fushatën për e zhvilloi para qytetarëve të Strumicës. Pendarovski tha se opsioni i tij është politika proevropiane që do të dërgojë vendin në mesin e vendeve të zhvilluara evropiane. Si president tha Pendarovski do të kujdeset për respektin, solidaritetin dhe barazinë mes bashkësive etnike.

Ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që ata që kanë nxirë shtetin, të cilët me regjim i kanë dëbuar fëmijët, ta kthejnë atë përsëri. Republika e Maqedonisë Veriore definitivisht shkon në botën e zhvilluar, nuk kemi ndërmend të lejojmë të kthehemi në të kaluarën e errët. Ne do të jemi vërtetë fitues në interes të të gjithëve dhe atdheut tonë të përbashkët. Së bashku ne shkojmë përpara”- theksoi Stevo Pendarovski-Kandidat për president

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat